AKTUALITET, 14 Prill 2025, 11:15

Raporton punën e SPAK për 2024, Dumani falënderon KLP: I vetmi institucion që ka reaguar kundër sulmeve ndaj nesh, s’e ndalëm punën pavarësisht sfidave

Raporton punën e SPAK për 2024, Dumani falënderon KLP: I vetmi

Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton punën e vitit 2024 në KLP. Në KLP kanë mbërritur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane si edhe një prokuror i OPDAT.  

Në nisje të fjalës së tij, Dumani falenderoi KLP për reagimin ndaj sulmeve ndaj SPAK.

“I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK me ngjarjet që jemi ballafaqur në 2024, por edhe gjatë 2025. Pavarësisht sfidave s'e kemi ndaluar punën duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, tha Dumani.

Krahas raportit vjetor, i cili është dorëzuar në Kuvend, dhe të dhënat janë bërë me dije, me interes priten përgjigjet e kreut të SPAK, mbi pyetjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.