TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Sipas tij, ky vendim nuk ka lidhje me ngjarjet e rënda sociale, por është një përpjekje për të kontrolluar qytetarët gjatë fushatës zgjedhore.
Sula thekson se rreth 1 milion shqiptarë vuajnë nga varfëria e theksuar, duke mos pasur mundësi të sigurojnë as kushtet minimale për jetesë, ndërkohë që kryeministri, sipas tij, fokusohet te TikTok. Ai citon statistikat e INSTAT lidhur me kushtet e varfërisë
“42.1% e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, pra afro 1 milionë qytetarë vuajnë nga varfëria. Sipas statistikave të INSTAT, e gjithë kjo popullatë nuk mund të sigurojnë dot kushtet për të patur një shtëpi të ngrohtë në kushtet që temperaturat pritet të shkojnë nën zero. Rreth 1 milionë Shqiptarë nuk kanë mundësi që të kenë vakte të bollshme për tu ngopur me ushqim e për të blerë rroba të reja jo se jo. Përqindja e popullsisë që jeton në varfëri në Malin e Zi është 34.1% në Maqedoninë e Veriut është 32.%. edhe më e ulët është në Serbi”, tha Dashnor Sula.
Deputeti akuzoi qeverinë se po përdor tragjedinë e vrasjes së një 14-vjeçari në shkollë si justifikim për të penguar komunikimin e opozitës me qytetarët dhe diasporën gjatë fushatës zgjedhore.
“Kryetari i Partisë Socialiste, kryetari i qeverisë po përdor dështimin e institucioneve shtetërore në vrasjen e 14-vjecarit në shkollë për të ndërmarrë një akt që ti shërbejë për llogari elektorale. Mbyllja e TikTok nga qeveria shqiptare nuk bëhet për të frenuar ngjarjet e renda në shkolla, por ka si qëllim bllokimin e një kanali që qeveria nuk e kontrollon dot gjatë fushatës zgjedhore”, është shprehur Sula. Ai shtoi se situata ekonomike në vend ka arritur kulmin, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të emigrojnë në dekadën e fundit, ndërsa mazhoranca, sipas tij, vazhdon të merret me masa që thellojnë kontrollin politik.