AKTUALITET, 7 Maj 2024, 11:33

Rama: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të vjedhura! Do të ketë në krah vetëm avokatin e tij, jo PS-në

Rama: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët e bëri të qartë se nuk mbronte apo mbështeste askënd që ka abuzuar me detyrën e tij në kurriz të qytetarëve dhe të Partisë Socialiste.

Rama tha se kushdo që ka gabuar duke shfrytëzuar detyrën e tij për përfitime personale, duhet të cilësohet si “tradhtar i dyfishtë” dhe të luftojë vetë në SPAK për shkeljet që ka kryer.

''Rruga e jetës na bashkon për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia. Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap.

Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin nuk do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura.

'Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kështu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin.

Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duan dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës''- tha Rama.