TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit të PS dhe kabinetit qeveritar duke thumbuar rivalët e tij politik, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Rama u shpreh se në vitin 2013 morën Shqipërinë e rrënuar, siç tha ai nga ata që ‘klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve’.
Kreu i PS, njëherësh edhe kryeministri i vendit, u shpreh se po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një ‘hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar’.
“Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve.
Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar mbështetur pa kursim në gjithë këto vite”, tha kryeministri Rama.