AKTUALITET, 7 Maj 2024, 10:27

Rama për krijimin e SPAK: Furnizuam me municion grykën e zjarrit! I hoqëm vetes kontrollin mbi drejtësinë

Rama për krijimin e SPAK: Furnizuam me municion grykën e zjarrit! I

Kryeministri Edi Rama teksa bëri një rrugëtim të qeverisjes së tij dhe PS-së, theksoi se kjo forcë politike veçon nga partitë e tjera. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se nuk e kanë mundur dot korrupsionin, por janë në mes të një lufte të stërmundimshme.

Rama: “Sot pasqyra është tjetër. Kush e mohon nuk di çfarë flet nga ligësia e padia. Nuk është qëllimi im sot të bëj dallimin mes nesh dhe atyre, sepse të dallim si dita me natën e bën me votë shumica absolute e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Dallimi duhet vetëm për të parë objektivit kontekstin e kohës ku po jetojmë dhe nevojën për reformim. PS është prej një dekadë e është në luftë për të bërë vendin tonë një vend të mirënjohur botërisht.

Asnjë forcë me peshë më parë që nga shkëputja nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti.

Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi

Nuk do të shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.

Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjarri të re, si SPAK por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri.

Le të thotë çfarë të dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri.”