TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka denoncuar dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve të saj ditën e djeshme në Tiranë, duke shkaktuar edhe shumë të plagosur dhe rrezikuar jetët nga gazi lotsjellës.
Sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka, me një reagim në rrjetin social Facebook, sjell në vëmendje rastin e Rexhino Pepajt, nga berati, që u dhunua për 4 orë nga uniformat blu, gati në verbim dhe më pas u la, duke përfunduar në spital.
“Kjo mendësi çnjerëzore e policisë tregon nivelin e shtetit! Grada ZH!”, ironizon deputeti demokrat Policinë e Shtetit dhe strukturat e saj.
Vetë Pepaj (foto poshtë) gjithashtu ka reaguar nga Berati, duke rrëfyer momentet e terrorit policor dhe se si u dhunua. Ai tha se tani ka edhe probleme me shikimin, pasi efektivët i hodhën gaz lotsjellës dhe spraj me piper.
Protestuesi Rexhino Pepaj është goditur në fytyrë (afër syrit të djathtë) nga një bombë gazi.
Si të mos mjaftonte kjo, ai u keqtrajtua nga efektivë të policisë në mjediset e Komisariatit 2 në Tiranë. Kërkoi ta dërgonin në spital, sepse nuk po ndjehej mirë, por policia nuk e lejoi.
Kjo mendësi çnjerëzore e policisë tregon nivelin e shtetit. Grada ZH!”.