TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në analizën që po kryhet në Asamblenë Kombëtare të PS, Edi Rama ka pasur qëndrim kritik ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet.
Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultate në terren.
Rama është shprehur kritik edhe ndaj deputetes Olta Xhaçka, duke thënë se nuk ka qene aktive në rrjetet sociale pasi u largua nga posti i ministres. Analiza ka nisur me Tiranën, më pas Berati, Shkodra, Lezha e Fieri.