AKTUALITET, 22 Nëntor 2021, 11:09

“Rama ka dashur t’i prishë banesat në 2007”, banorët e “5 majit”: Presim sot Veliajn

“Rama ka dashur t’i prishë banesat në 2007”,

Banorët e “5 majit” vazhdojnë protestën e tyre kundër prishjes së banesave në lagjen e tyre nisur nga zbatimi i projektit të rindërtimit në këtë lagje.

Disa prej protestuesve u shprehën të irrituar me neglizhencën e qeverisë dhe bashkisë së Tiranës ndaj problemit të tyre.

“Ky Erion Veliaj që thotë jam i demokratëve, socialistëve, demokratëve, s’ka turp që ofendon 2-3 veta, por janë 430 shtëpi.

Duket që ata nuk janë në rregull nga trutë. Tjetër veprohet ndryshe, ndryshe në ligj. Faktet që ata thonë në fjalë dhe jo në ligj, kanë probleme thelbësore me ne. Le të ndërtojnë pallatet mbi shtëpitë, le ti bëjnë në hava, edhe ne të qëndrojmë në tokë”, u shpreh njëri prej banorëve.

Një tjetër qytetar theksoi se Partia Socialiste është fiksuar për të prishur banesat e tyre ka nisur që në 2007, ndërsa bëri me dije se sot pritet të vijë për takim me ta kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Kemi bërë shkresë, këta nuk kanë bërë asnjë reagim. Flasin në mediat e veta, asnjë lajm deri më sot. Kanë hallin të përçajnë banorët. Bashkia e Tiranës, të premten në takim me ndërtuesit kanë thënë se edhe sikur të prishim dy shtëpi pa marrëveshje, është fitore. Kjo nuk ka për të ndodhur.

U kemi kërkuar ditën e hënë të kërkojnë takim me ne. Legalizimet i kanë bllokuar. Në të gjitha deklaratat u kemi dhënë prova se legalizimet janë bërë me korrupsion, me lekë. Në 2007 kur Rama ishte kryetar bashkie, ka tentuar t’i prishë banesat, por bëmë rezistencë dhe i bllokuam.

Kjo është vënë në sytë e PS-së që në 2007 nuk është fatkeqësia e 2019, por janë interesat ndër vite. Edhe mediat po t’i shihni, në 2007 është e njëjta zonë që do t’i prishë. çdo gjë e kanë aferë korruptive. Erion Veliaj të vijë këtu. Kështu kemi informacion që do vijë kryetari i bashkisë këtu. Të gjithë këto pallate që janë bërë këtu, pse s’ua jep banorëve?! I kam thënë kryetarit të rregullojë VKM-në për pronën e Vlash Markut”, u shpreh për Fax News një tjetër qytetar i “5 majit”.