TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton se ditën e nesërme do të takohet me demokratët në qytetin e Burrelit, në kuadër të takimeve të Foltores. Berisha fton që të gjithë demokratët ti bashkohen, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të vijë fitorja.
“Njoftim! Neser diten e marte me daten 23 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures ‘Shefqet Doda’ te qytetit te Burrelit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Matit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Gjatë ditës së djeshme ai vijoi akuzat e forta ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se vendos përgjues në zyrë.
Deklaratave të tij Basha iu përgjigj shkurt, duke thënë se ndihej shumë i keqardhur se pse Berisha ka rënë kaq poshtë.