TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në takimin me qytetarët në Tropojë, kryeministrit Edi Rama i doli situata jashtë kontrollit nga një qytetar i pranishëm.
Gjatë fjalës së tij, një qytetar i moshuar ndërhyri duke thënë ‘Rama ik’, gjë e cila e ka acaruar kryeministrin duke urdhëruar truprojat ta nxjerrin jashtë.
Ky reagim i qytetarit erdhi pasi kryeministri po reagonte me kritika ndaj opozitës.
I moshuari: Rama ik! Rama ik!
Rama: Lali, ne jemi këtu tani për të bërë një bashkëbisedim, ti je në ndikimin e lëndëve helmuese e luftarake. Merreni përcilleni, ju lutem. U ekzagjerua. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja. Ec tani.