AKTUALITET, 24 Nëntor 2024, 14:35

Rama flet edhe në Londër për vrasjen e Martin Canit: Dolën djajtë dhe nisën vallen e luftës për pushtet!

Rama flet edhe në Londër për vrasjen e Martin Canit: Dolën

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit në takimin me shqiptarët në Londër, u ndal edhe te vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani. 

Rama deklaroi se opozita e përdori ngjarjen për luftë politike duke deklaruar se "nisën vallen e luftës për pushtet". 

“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një bashkëmoshatar, por në vend të ketë reflektim , siç ndodh në Amerikë, ku plumbat e armëve prodhojnë masakra, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të medias dhe politikës dhe askush nuk pyet për dhimbjen e familjes së viktimës dhe nevojës së komunitetit për të kuptuar rolin e gjithsecilit.

Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin në kanale duke kërkuar dasi e duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj teorish e marifetesh, e deri protestash kundër qeverisë duke kthyer viktimën në mish për top të interesave politikë.

Pa u varrosur kufoma dolën djajtë dhe nisën vallen u luftës për pushtet duke shkelur mbi trupin e të ndjerit e duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar”, tha ai.