TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një rast i dyshuar dhune ndaj një fëmije në një kopsht në Tiranë ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj një edukatoreje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasen E. D., 28 vjeçe, e cila punon si edukatore.
Sipas hetimeve paraprake, “dyshohet se në ambientet e kopshtit ku ajo ushtron detyrën, ka qëlluar me shuplakë një nga fëmijët”.
Autoritetet janë duke ndjekur procedurat për zbardhjen e plotë të incidentit.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.