TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me protestat që po mbahen prej tre javësh në Tiranë. Në një intervistë për Pressing T7 tha se i vjen turp që qytetarë nga Kosova shkojnë në protesta. “Po më vjen marre që i shoh bashkëombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t'u kisha thënë njerëzve përmbahuni” është shprehur ai.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një takim me strukturat partiake mbrëmjen e djeshme. Ai i cilësoi protestat që po zhvillohen si të mbështetura nga armiqtë e Shqipërisë.