TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Afro një javë pasi Apeli i dha lirinë vrasësit të dyshuar kryesor për eliminimin e efektivit Santiago Malko, RENEA dhe FNSH kanë marrë në ruajtje Ilir Selmanin.
Burime për Syri.net bëjnë me dije se efektivët qëndrojnë 24 orë përpara shtëpisë së Selmanit, për të minimizuar mundësinë e arratisjes nga vendi.
Më 19 qershor, ndryshimet e reja të masave të sigurisë për disa nga të burgosurit i kanë dhënë lirinë Ilir Selmanit, personi kryesor që dyshohet të jetë autori i vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht të 2019.
Selmani do të vijojë të jetë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” deri në një moment të dytë, në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Në rast se Ilir Selmani dënohet në Gjykatën e Apelit, ai do të kthehet në burg.