TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se të qëndrosh në autobuzin e BE-së edhe pa ndenjëse, është më e sigurt se të ulësh në një aeroplan rus.
Komentet Rama i bëri përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ku komentoi procesin e integrimit të vendit në BE, duke ironizuar Rusinë me rrëzimin e avionit të kundërshtarit të Putinit, Yevgeny Prigozhin.
Rama tha gjithashtu me ironi se “është e sigurt që autobuzi i BE-së nuk do të përplaset kurrë në BE”, duke lënë të nënkuptohet që është PRO integrimit të vendit në Union.
Komentet e Ramës erdhën pas reagimit të Komisionit Evropian, i cili hodhi poshtë deklaratën e Charles Michel, i cili tha se BE synon të zgjerohet deri në vitin 2030 me vendet e Ballkanit.
Reagimi i Ramës:
Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë NE BE