AKTUALITET, 27 Shkurt 2025, 22:57

Primaret e PD/ Daniel Nikolla, kandidati që vjen nga Londra, tregon pse u angazhua në këtë parti

Primaret e PD/ Daniel Nikolla, kandidati që vjen nga Londra, tregon pse u

Daniel Nikolla, Sekretar i Përgjithshëm i degës së Partisë Demokratike në Londër, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për primaret e kësaj partie dhe arsyet pse kandidon në to. 

"Unë jam një nga fëmijët e viteve 90’. Në mitingjet legjendare në shkallët e sheshit Skënderbej, isha në shpatullat e gjyshit dhe babait. Vijmë nga një familje e djathtë dhe besnike ndaj PD-së. Kam emigruar në vitin 2013. Kam jetuar dhe studiuar në Londër. Kam marrë një mori çmimesh si student edhe në fushën time të marketingut. Kam patur aktivizëm të gjerë. Mendoj se eksperiencën e akumuluar, vlerat dhe parimet e djathta, dua ti vendos në shërbim të PD në këtë moment.

Unë jam pjesë e një departamenti, Brain Gain, kam qenë pjesë e PD prej vitesh. Besoj se atë punë që familjarë të mi e kanë bërë në njësinë 3 dua ta shtyj më tej", tha Nikolla. 

Nikolla tha se PD ka nevojë për gërshetimin e brezave, për të shkuar drejt fitores në 11 maj. 

“Ne kemi zënë vendin që na ka takuar. Kemi bërë projektet tona. Jemi munduar te gjejmë vend. Jemi para një procesi ku duhet të jemi të bashkuar dhe në 11 maj të jemi forcë fituese. Mund të flasim pas 11 majit, por në këtë moment lidhja midis brezave na bën një ekip më të fortë dhe na mban të lidhur te këto parime dhe vlera demokratike", tha ai.