TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas kritikave të këtij të fundit në lidhje me politikën ndërkombëtare të qeverisë dhe për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin që sipas tij do ndikojë dhe në Shqipëri.
Peleshi theksoi se Partia Socialiste ka një aleat strategjik të përhershëm SHBA-në dhe se kjo aleancë ka udhëhequr politikën e PS-së.
Peleshi u shpreh se shumë ndryshim po ndodhin në botë, por që ku hyn në këtë mes PD-ja, pyeti me ironi kreu i grupit parlamentar të PS.
"Flamur meqë mu drejtove, ka zhvillime në botë, marrëdhënie ndër shtetërore, shpresojmë që gjërat të shkojnë për mirë. Po ju ku hyni këtu? Ti Flamur ku hyn këtu? Keni ngelur pa tekst.
Në raport me SHBA, po ta rikonfirmoj, PS dhe shteti shqiptar ka aleat strategjik të përhershëm SHBA që kanë rëndësi ekzistenciale për Shqipërinë dhe do vijojë të jetë.
Oferta jonë, Shqipëria anëtare e BE brenda 2030, meqë po fryn erë pragmatizmi duhet të bëhemi pragmatist dhe të përfitojmë nga procesi i zgjerimit në BE.
Çdo gjë tjetër që përsërisni këtu është qesharake. Duhet të fitoni zgjedhjet. Shpresoj se deri në fund të ditës të ndryshoni, të votoni pro projekt ligjit", tha Peleshi.