AKTUALITET, 13 Korrik 2022, 11:10

Po tentonte të hynte në Shqipëri, kapet në pikën kufitare të Morinës 33-vjeçari nga Mali i Zi! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Po tentonte të hynte në Shqipëri, kapet në pikën

Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç nga Mali i Zi është vënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për trafik të lëndëve narkotike.

Tashmë pritet finalizimi i procedurave për ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Mali të Zi, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.