AKTUALITET, 13 Korrik 2022, 10:21

Vatrat e zjarrit në Malin e Çikës, flakët i afrohen fshatit të Dhërmiut! Banorët: Ndihemi të rrezikuar

Vatrat e zjarrit në Malin e Çikës, flakët i afrohen

Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Çikës duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.

Ata thonë se zjarri po përparon duke iu afruar fshatit turistik të Dhërmiut.

Flakët e zjarrit janë aktive prej dy ditësh. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat zjarrfikëse të Himarës.

Deri më tani janë djegur një sasi e konsiderueshme pyjesh me bimësi të ndryshme dhe shkurre.