AKTUALITET, 5 Maj 2023, 14:01

'Braktisi' Berishën për PS, Çiljeta Xhilaga: Doktorin e kam shumë xhan, Veliaj është i përkryer

'Braktisi' Berishën për PS, Çiljeta Xhilaga: Doktorin

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, edhe pse njihej si mbështetëse e madhe e kryedemokratit Sali Berisha, vitet e fundit u pa të ishte aktive në Partinë Socialiste, duke u kthyer në radhët e PS.

Në një intervistë për Euronews Albani, ajo u shpreh se nuk ka lidhje se si u kthye me PS, duke shtuar mes të tjerash se Erion Veliaj është një djalë që ka guxim.

Më tej këngëtarja tha se Berishën e ka në zemër pavarësisht se kë forcë politike mbështet.

“Ai djali e meriton, është djalë i përkryer. Është një djalë që ka guxim në zemër. Nuk ka lidhje si u kthyem. Berishën  e kam xhan, ka një vend të rëndësishëm në zemrën time.

Jam rritur komshie me të. Mezi prisnim që të dilte. Është tjetër gjë politika dhe është tjetër gjë njerëzit që mbajmë në zemër personalisht. Janë dy gjëra të ndryshme. Gjërat që ka bërë Veliaj në Tiranë, si ka bërë askush në Tiranë”- tha ajo.