AKTUALITET, 5 Mars 2024, 11:21

Plagosja në Pogradec, gjykata cakton masën “arrest me burg” për tre të arrestuarit

Plagosja në Pogradec, gjykata cakton masën “arrest me

Sot, është zhvilluar seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Korçës për shtetasit K. L., D. M., dhe A. J., për ngjarjen e Pogradecit ku pas shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i plagosur shtetasi A. J.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të tre shtetasit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në datën 2 mars dhe sipas policisë, gjatë një konflikti me armë dyshohet se ka qenë A.J., që ka qëlluar i pari dhe më pas dy të tjerët i janë përgjigjur.

Por, vëllai i A. J., e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka publikuar një video ku tregon se vëllait të tij i dolën në pritë shtatë persona dhe D. M., ishte ai që e qëlloi katër herë duke e lënë të plagosur.