AKTUALITET, 5 Mars 2024, 09:06

Aksident i katërfishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

Aksident i katërfishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy

Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm (5 mars) në aksin Elbasan – Peqin, saktësisht në Pajovë.

Në këtë aksidenti sipas burimeve jo zyrtare janë përfshirë të paktën katër automjete, nga të cilët tre janë furgonë dhe një trailera.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, por dyshohet se lagështia në rrugë mund të një prej shkaqeve.

Automjetet e përplasura kanë pësuar pjesërisht dëme, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Si pasojë e këtij aksidenti, aksi rrugor është bllokuar.