AKTUALITET, 12 Tetor 2024, 18:12

Plagoset me thikë një person në Tiranë, detajet

Plagoset me thikë një person në Tiranë, detajet

Një person është plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune (12 tetor) në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘4 Dëshmorët’, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar në spital.

Policia dhe grupi hetimor gjithashtu janë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të asaj që ka ndodhur.