TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëri e Bashkuar - Ka përfunduar raundi i parë i votimit të kandidatëve për kreun e partisë Konservatore, që do të jetë edhe kryeministri i ri i vendit, pas largimit të Boris Johnson.
Në raundin e parë, parlamentarët konservatorë kanë votuar për kandidaturat e tyre të preferuara, nga tetë kandidatë të vetë-shpallur për postin e rëndësishëm.
Dy prej kandidatëve janë skualifikuar, konkretisht Kancelari i Thesarit, Nadhim Zahawi, i emëruar rishtazi nga Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.
Gjashtë kandidatët që mbeten në garë janë:
Kemi Badenoch - 40 vota
Suella Braverman - 32 vota
Penny Mordaunt - 67 vota
Rishi Sunak - 88 vota
Liz Truss - 50 vota
Tom Tugendhat - 37 vota
Më i votuari rezulton ish Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak, që dha dorëheqjen nga detyra pak ditë më parë.
Gjashtë kandidatët e mbetur do ti nënshtrohen një serie votimesh deri sa të mbeten dy kandidatë, të cilët më pas do të garojnë me njëri tjetrin për votat e antarësisë së partisë.
Mbretëria e Bashkuar pritet të ketë një kryeministër të ri në 5 shtator, pas dorëheqjes së detyruar të Boris Johnson, i cili u përfshi në një sërë skandalesh, që sollën dorëheqjen e dhjetëra ministrave dhe zyrtarëve, duke e detyruar edhe atë të dorëhiqet.