BOTA, 12 Korrik 2022, 23:21

Protestat e fuqishme detyrojnë Presidentin t'ja mbathë nga vendi! Ç'po ndodh në Sri Lanka?

Protestat e fuqishme detyrojnë Presidentin t'ja mbathë nga vendi!

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ia ka mbathur nga vendi, pas protestave të fuqishme të popullit, si pasojë e krizës së thellë ekonomike. 

Presidenti ishte fshehur prej ditësh, ndërkohë që turmat u futën në pallatin presidencial të shtunën. 

Vëllai i presidentit, ish ministër i Financave, gjithashtu është larguar nga vendi, konfirmon BBC. 

Presidenti është zotuar të dorëhiqet të mërkurën, por më parë ka vendosur të largohet edhe fizikisht nga vendi, ndoshta i frikësuar për jetën. 

Populli i Sri Lankës e fajëson presidentin për krizën e rëndë ekonomike të vendit. Ata janë përballur me mungesa të përditshme të energjisë elektrike, dhe mungesa të ushqimeve bazë, karburantit dhe ilaçeve. 

Sri Lanka është një shtet i cili udhëhiqej nga Gotabaya Rajapaksa dhe familja e tij, kryesisht vëllezërit e tij. Presidenti ka fuqi të shumta si kreu i shtetit, qeverisë dhe ushtrisë.