AKTUALITET, 26 Qershor 2024, 13:49

“Përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës”, ministrat e Ramës bëjnë paradën e rritjes së pagave

“Përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të

Ministri i Financave, pas mbledhjes së Këshillit të Ministave, është shprehur se gjatë mbledhjes së sotme u miratuan vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik.

Ministri i Financave deklaroi se nga rritja e pagave do të përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike dhe aplikimi do të nisë nga data 1 korrik.

“Nga rritja e pagave përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike. Paga mesatare në sektorin publik arrin në 150 mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen nga 1 korriku, me kosto prej  11 miliard lekë për 6 mujorin e dytë të vitit 2024 dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u ministri Mete.

Ai theksoi se nga rritja e rrogave do të përfitojnë: “Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.”

Nga ana tjetër, ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga rritja e pagave që do të nisë në 1 korrik do të përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor.

Manastirliu tha se paga e mësuesve do të rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatare në 950 euro.

Ministrja po ashtu bëri me dije se nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se rrogat e FA-ve do të pësojnë rritje çdo vit.

“Sa i përket pagave për FA-të, por dhe për personelin Civil. Dua të jap lajmin e mirë për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt, te gjeneralët. Do të kenë rritje të pagave. Pagat e FA-ve do të rriten çdo vit. Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze. Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71 mijë lekë, pra një rritje prej 290 mijë lekësh.

Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi e nisin me një pagesë 820 mijë lekë në dorë. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22%. Ata që janë asistentë zjarri, do iu shkojë rroga në 60 mijë lekë. Për zjarrfikësit, paga iu shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës shkon paga 70 mijë.”, tha Peleshi.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu u shpreh se rritja do të jetë 20 mijë lekë mbi pagën për mjekët dhe për infermierët 15 mijë lekë mbi pagën.