TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit, është shprehur se në administratë ka mendësi dominante se dhënia e informacionit është ekspozim i panevojshëm. Kreu i qeverisë u shpreh se dokumentet nuk janë pronë e askujt në institucion, duke theksuar se duhet të jenë të aksesueshme për të gjithë.
“Dokumenti nuk është pronë e askujt në institucion, e qeverisë së radhës, por është pronë publike dhe duhet të jetë e aksesueshme. Lëndina e gjithë dokumentacionit në institucione shqiptar është njësoj si një park publik i aksesushëm nga të gjithë”, tha Rama.
Kryeministri fili edhe për hendekun mes legjislacionit dhe zbatimit të saj, duke thënë se kjo vjen nga mungesa e funksionimit të një mekanizimi tërësor që e garanton të drejtën e informimit.
“Kur dëgjon që 70% e ankesave për shkeljen e të drejtës së informimit që vijnë në zyrën e komisionerit, janë ankesa të cilat përmbushen në sekondë pasi zyra e Komisionerit vihet në lëvizje dhe i kërkon institucionit përkatës që të informojë qytetarin apo grupin e caktuar të interesit, është për të vënë duart në kokë”, tha ai.
Ndërsa shtoi se “Është absolutisht sa dramatike edhe aq qesharake, kur pastaj marrja e informacionit, e dokumenteve që janë firmosur dhe ekzistojnë dhe nxjerrja e tij në publik paraqitet si zbulim ‘gjeta një dokument’.”
Kryeministri Edi Rama teksa u ndal te e drejta e informimit, theksoi se asnjë gazetar nuk ka faj kur publikon të dhëna që mund të cilësohen si ‘sekret hetimor’.
Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, Rama theksoi se nëse një ‘sekret’ i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke shigjetuar kështu prokurorët.
“Dua të përgëzoj avokaten e popullit, për një rast të një gazetari, i cili u hetua dhe u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Po ashtu dhe në kohën e COVID-it, prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve. Për mua gazetarët nuk nxjerrin sekretet hetimore, se nuk i dispononë, por i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti., nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin. Nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë; Lajmsi nuk ka faj’, por kush e prodhoi apo ia dha atij lajmin që ta çoj diku tjetër, është burimi me të cilin duhet të merresh. E them këtë për të nënvizuar se informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston në letër, me firmë dhe vulë në atë hapësirë, është pronë publike, që shteti nuk ka të drejtë t’ia mohojë qytetarëve. Meqë iu referova Avokates së Popullit, po ndalem te Gjykata Kushtetuese, e cila nuk iu lë kohë spekulimeve, por i publikon vendimet e veta. Madje dhe vetë kryetarja e Gjykatës sqaron vendimet e veta. Këto lënë vend për replika.”, tha Rama.