AKTUALITET, 26 Qershor 2024, 10:35

Aksioni antidrogë në Tiranë, kush janë tre të rinjtë e arrestuar

Aksioni antidrogë në Tiranë, kush janë tre të

Antidroga zhvilloi një aksion në kryeqytet kundër trafikut të drogës, ku u sekuestruan 1 kilogramë e 130 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë këtij aksioni në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë u arrestuan tre shtetas.

Bëhet fjalë për Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç.

Në një deklaratë zyrtare policia e Tiranës, theksoi se lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Këta persona janë me banim në Tiranë dhe janë futur në kurth nga një agjent i infiltruar.  

Ai ka pretenduar se do të blinte kokainë dhe në momentin kur Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi kanë shkuar ta dorëzonin "bukën", menjëherë janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Myslym Shyri" shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik ndaj Paolo Shytit, gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Ndërkohë, shoqëruesi i 35-vjeçarit, Ervin Rakipi ka kundërshtuar policët duke mos ju bindur urdhrave.

Shtetasi tjetër, Xhelo Ajasllari 23 vjeç nuk raportohet të ketë kundërshtuar punonjësit e policisë, por është arrestuar në kushtet e flagrancës bashkë me dy miqtë e tij. Nga ana e oficerëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, është sekuestruar kokaina, një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Tashmë, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.