AKTUALITET, 24 Maj 2023, 21:25

“PD nuk ka nevojë për figurën e një individi”- Gazment Bardhi pyetet për ‘rikthimin’ e Lulzim Bashës: Duhet të dalim para interesit personal për të çuar para partinë

“PD nuk ka nevojë për figurën e një individi”-

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për rikthimin e Lulzim Bashës në takime me demokratët pasditen e sotme, në një kohë kur PD është ende pa kryetar pas dorëheqjes së Alibeajt.

Ai u shpreh se PD është në krizë dhe ka nevojë për zgjidhje por shtoi se duhet të dalim para interesit personal për të çuar përpara partinë.

“Nuk e di qëllimin dhe objektivat e takimit. Si çdo politikan aktiv secili ka të drejtën e detyrimin të jetë në kontakt me qytetarët. Diskutimet brenda PD kurrë nuk i kam bërë me emra të caktuar.

Kushdo që mohon një krizë në PD i kujtoj të kthejë kokën pas në rezultatet e 14 maji. Rezultat që kërkon pjekuri nga secili prej nesh për të reflektuar. Të mos nxitohemi për mundësinë e zgjidhjes brenda PD, e nuk dua të nxitoj në asnjë koment pa një qëndrim të qartë të cilitdo. Sot PD është në krizë e ka nevojë për zgjidhje. Siç unë kam kuptuar aktin e tij të dorëheqjes, ishte akt në dobi të demokratëve.

Asokohe kishte kërkesë që të tërhiqej edhe Berisha. Sot PD vijon të jetë në krizë dhe ne duhet të dalim mbi interesin personal për të çuar para PD. Nuk e shoh zgjidhjen të lidhur me emrin e një individi. PD nuk ka nevojë për figurën e një individi”, tha ai.