TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 50 tonë misër të destinuar për ushqim blegtoral, pas dyshimeve për kontaminim me aflatoksinë B1, një substancë e rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.
Përgjegjësi i sektorit të ushqimit në AKU Elbasan, Firdus Kurti, u shpreh se dy ngarkesa me misër të importuar nga Serbia, kanë rezultuar pas analizave laboratorike me praninë e aflatoksinës B1.
“Kjo sasi është bllokuar në magazinën e subjektit”, tha Kurti, teksa shpjegoi se, “aktualisht, për 25 tonë misër inspektorët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë të tjera nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake”.
AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet tregtare të këtyre produkteve ushqimore, me synim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.