TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të vendit të quajtur Dragostunj, janë shfaqur sërish problematika gjatë ditës së sotme.
Pas reshjeve të shiut në Bashkinë Librazhd, rruga është mbushur me inerte dhe baltë. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që në terren ka shkuar firma kontraktuese, për të bërë të mundur rikthimin e rrugës në normalitet.
Reshje shiu gjatë ditës së sotme ka pasur thuajse në të gjithë qarkun e Elbasanit, të shpërndara në zona të ndryshme. Kujtojmë se gjatë muajit shkurt të këtij viti, ky aks rrugor u shemb, duke lënë për disa ditë të izoluar Jug-Lindjen e vendit.