TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca e

sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”.
Kryetari i Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla teksa iu përgjigj opozitës, pati edhe një moment tensioni me deputeti Fatmir Mediu, të cilit i tha se duhet të japë hesap para drejtësisë, pasi ka vrarë 26 persona në Gërdec.
“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep hesap para drejtësisë ke vrarë 26 veta. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”, iu drejtua Balla, Mediut.
Ndërsa Mediu dëgjohet të thotë “boll o boll”.
Balla tha se opozita po e kthen këtë deklaratë në çështje politike, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë shqetësim real nga institucionet.
Më herët Fatmir Mediu kërkoi që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në lidhje me rrezikun e mundshëm që Shqipëria mund të ketë nga Irani, ashtu siç deklaroi ambasada amerikane.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi i është kthyer akuzave të PD-së sa i takon deklaratës së dhënë dje nga SHBA për një rrezik sulmesh nga Irani drejt vendit tonë.
Balla tha se opozita po e kthen këtë deklaratë në çështje politike, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë shqetësim real nga institucionet.
“Po kthehet një deklaratë nga SHBA, për çështje politike. SHBA njofton çdo ditë qytetarët e saj për këto çështje. Ne përshëndesim presidentin Trump për këto veprime, sa i takon asgjësimit apo reagimit ndaj regjimit të Iranit. SHBA e kanë mbështetur Shqipërinë kur ne në mënyrë të vazhdueshme kemi qenë në shënjestër të sulmeve të Iranit dhe Gardës Islamike.
Jemi krenarë që në Kuvendin e Shqipërisë kemi miratuar një deklaratë dhe për turpin tuaj nuk morët pjesë. Por e padëgjuar nga ju, që nga selia dilni dhe i shpallni luftë Iranit.
Lëreni teatrin dhe bëni atë që duhet të bëjë çdo përfaqësues i përgjegjshëm. Autoritetet nuk kanë asnjë informacion se mund të jenë të rrezikuar. Ti boll na bërë sikur je përfaqësuesi i kongresit Amerikan, ti po jep llogari para drejtësisë se ke vrarë 26 persona.”, tha Balla.
Me pare, deputeti Fatmir Mediu i kërkoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi që t’i bëjë kërkesë Presidentit të Republikës për të thirrur urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për njoftimin e ambasadës amerikane lidhur me kërcënimin iranian në territorin e Shqipërisë.
“Unë i kërkoj Presisdentit të Republikës të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar një situatë që smund të kapërcehet thjesht me deklarime në Kuvend, as me politizimin e kësaj çështjeje. Ju kërkoj edhe ju z. kryetar që ti kërkoni presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Mediu.
Mediu tha se ka 3 arsye kryesore pse duhet të realizohet kërkesa: prania e opozitës iraniane në Shqipëri, shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe miratimi i rezolutës që shpall Iranin shtet financues të terrorizmit.
“Deklarata e djeshme e ambasadaës nuk është vetëm thirrje që ka të bëjë me qytetarët amerikanë, por ka të bëjë me territorin e Shqipërisë dhe vjen nga shërbime inteligjente sau përket kërcënimeve në territorin e Shqipërisë. Them të kthehemi dhe ta mendojmë veten si vend anëtar i NATO-s, i vetmi vend që nuk arrin të mbledhë Këshillin e Sigurisë. Është naive deri idioteske që të dalim me qëndrime që duke qenë vend anëtar i NATOS-s e kemi garantuar vendin tonë nga çdo gjë”, tha Mediu.