AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 12:24

Operacioni/ Tentoi të kryente një vrasje, bie në pranga 41-vjeçari në Shijak

Operacioni/ Tentoi të kryente një vrasje, bie në pranga

Policia e Durrësit ka vënë në zbatim masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një 41-vjeçari të shpallur në kërkim, i dyshuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin E. H., banues në Shijak, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë në vitin 2023.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga hetimet rezulton se ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 1 qershor 2023 në Shijak, ku i arrestuari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një shtetasi tjetër, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vijimin e veprimeve ligjore.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin:

-E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.