AKTUALITET, 27 Shkurt 2025, 12:19

Operacioni/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë dhe me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Operacioni/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë dhe me

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili raportohet se lëvizte me taksi, i armatosur me pistoletë dhe me thikë me vete.

“Shqiponjat”, pas marrjes së informacionit se i riu lëvizte i armatosur me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë ndërhyrë menjëherë për ta kapur dhe vënë në pranga.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Pasagjeri”, u ndalua në rrugën “Mysym Keta”, taksia me të cilën lëvizte shtetasi A. Ç., 32 vjeç”, informojnë blutë.

Gjatë kontrolleve iu gjetën në çantë 1 pistoletë me municion luftarak, 1 thikë, 9900 euro dhe 250 000 lekë.

32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë 32-vjeçari rezulton me precedent për krime kundër jetës.

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Pasagjeri”.

Lëvizte me taksi, i armatosur me pistoletë dhe me thikë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

I arrestuari, shtetas me precedent për krime kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit me municion, mjeti prerës dhe shuma parash në lekë dhe në euro, që iu gjetën 32-vjeçarit, në çantë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas me precedent kriminal, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë ndërhyrë menjëherë për ta kapur dhe vënë në pranga.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Pasagjeri”, u ndalua në rrugën “Mysym Keta”, taksia me të cilën lëvizte shtetasi A. Ç., 32 vjeç. Nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 9900 euro dhe 250 000 lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.