AKTUALITET, 28 Nëntor 2025, 11:52

Operacioni/ Ishin të vjedhura, sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë! Shpallen në kërkim dy persona

Operacioni/ Ishin të vjedhura, sekuestrohen dy automjete me vlerë 105

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohen se trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri.

Uniformat blu njoftojnë se kanë sekuestruar 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Në kërkim janë shpallur shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani.

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari.

Njoftimi i policisë

Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.