TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ditën e sotme, ku një nga temat kryesore të diskutimit ka qenë protesta e 20 shkurtit. Deputeti Flamur Noka është shprehur se bashkimi ka dhënë mesazh te demokratët.
“Mbledhja vetëm një pike: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi nje shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi sicc është protesta e 7 korrikut. Të percjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes se strukturave. Bashkimi ka dhene mesazh tek demokratet. Kemi vetëm 8 dite para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve”, tha Noka.
Nga ana tjetër Myslim Murrizi është shprehur: “Me 20 mirë, është protesta, por me 21 çdo bëjmë???”. Më tej Edi Paloka ka thënë se të gjithë deputetët pa përjashtim do të jenë në bazë. “Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor”, u shpreh ai.