AKTUALITET, 26 Mars 2023, 10:14

Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të një banese, reagon policia: Ja dyshimet e para për ngjarjen

Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të një

Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri gjatë natës në zonën e Lundrës në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se shenjat e plumbit janë konstatuar ditën e sotme ndërkohë që dyshimet janë se të shtënat janë regjistruar gjatë orëve të natës.

Tashmë po punohet për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.