TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali.
Një burrë, i cili ndodhej së bashku me gruan e tij në sallën e lindjes, pa nga telefoni i tij, ku kishte të instaluara kamerat e sigurisë se, dy persona po përpiqeshin të hynin në shtëpi.
Ai lajmëroi policinë e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në lagjen Staglieno në Genova.
Policia arrestoi dy shqiptarë të moshës 24 dhe 30 vjeç pas një ndjekjeje në pyllin e Righit, shkruan Ansa.
Agjentët u kontaktuan nga babai i ardhshëm i cili pa dy burrat e maskuar nga kamerat vëzhgimit, teksa përpiqeshin të hapnin derën dhe të hynin brenda.
Kur dy shqiptarët panë policët tentuan të arratiseshin në pyll. Por arratia nuk zgjati shumë pasi agjentët i arritën dhe i arrestuan.