TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 31-vjeçar nga Korça është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare në afërsi të pikës kufitare Goricë, pasi u kap duke transportuar kontrabandë një sasi nafte nga Maqedonia e Veriut, pa dokumentacion përkatës.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij në aksin Pustec-Bigëll, u gjet një depozitë me naftë për të cilën mungonin faturat.
Lënda djegëse u sekuestrua, ndërsa ndaj të dyshuarit M.P. është ngritur akuza për “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë”. Një doganier 46-vjeçar në pikën kufitare Goricë është proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kreu kontrollin përkatës të automjetit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.