AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 16:34

Ndryshime të reja në policinë e Beratit, emrat dhe postet

Ndryshime të reja në policinë e Beratit, emrat dhe postet

Ndryshimet në policinë e shtetit tashmë kanë ndodhur në çdo qark, përfshirë edhe Beratin i cili u la për në fund.

Prej 2-javësh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë vijuar ndryshimet në rang drejtuesit dhe emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm DVP Berat por edhe pesë komisariatet e kësaj drejtorie. Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të DVP Berat, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun. “Ndryshimet me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike dhe minimizimin e ngjarjeve kriminale”, ka thënë ai.

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në të cilën është emëruar:

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë e Dimal.

-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze,që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;
– Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;
– Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai,që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.