AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 15:53

U emërua nga Papa në krye të Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Basha mesazh urimi për Imzot Arjan Dodaj: Mbarësi në shërbesën e tij të re

U emërua nga Papa në krye të Arqidioqezës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me emërimin nga Selia e Shenjtë të Imzot Arjan Dodaj në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Përmes një postimi në facebook Basha i uron Imzot Dodajt mbarësi në shërbesën e tij të re, për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në Shqipëri.

Kryedemokrati shprehet gjithashtu I bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë.

Emërimi i Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku, është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.

Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë.

Duke shprehur mirënjohjen time më të thellë për punën e shkëlqyer të kryer nga paraardhësi i tij, Imzot George Frendo, i uroj mbarësi Imzot Arjan Dodaj në shërbesën e tij të re, për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në Shqipëri.