TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka publikuar një foto nga zyra ku duket i "zhytur" në djersë pas një fjalimi maratonë në Parlament, ku foli për Portin e Durrësit dhe akuzoi opozitën se shpif dhe denigron investitorin Alabbar.
Në fjalimin e gjatë, Rama citoi Konicën dhe Nolin, ndërkohë që akuzoi opozitën dhe median me një numër të konsiderueshëm epitetesh.
“Mufot dhe Cufot, kur nuk mungojnë edhe gjelat e detit, që janë prurje e re. Eagel Hills është regjistruar në Abu Dhabi. Garantët konfidencial janë në Abu Dhabi. Nuk është Emmari thonë, dhe e bëjnë mashtrim. Por nuk kanë cipë, se nuk po më akuzojnë mua. Akuzojnë me mashtrim një personalitet të ekonomisë globale. Drejtuesin e Emmar Group. Është në të drejtën e tij të vijë me një kompani të re, siç shkoi në Serbi, Eagel Hills Serbia. Personalitet është ai. 12 mijë vende pune të mirë paguara. Duhet të jesh me mendje hajduti që të shpifësh. Si ato që jepnin vendin me një euro.” tha Rama.
FOTO:
"Prapaskenë pas Kuvendit - I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030", shkruan kryeministri.