TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Para një gjykate në Spanjë kanë dalë 11 persona, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge, ndërsa Prokuroria kërkon deri në 4-9 vjet.
Akuza vjen pas hetimeve të kryera nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore, që është pjesë e Agjencisë Tatimore, dhe nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Garda Civile.
Sipas hetimeve, të pandehurit ruanin lloje të ndryshme droge, si kanabis, hashash dhe heroinë, për t’u shpërndarë në provincën e Pontevedra, në Galicia.
Zyra e Prokurorit Publik spanjoll pohon se ishte “një aktivitet i qëndrueshëm dhe i strukturuar midis të gjithëve, në të cilin secili kishte detyra specifike” për shfrytëzimin e plantacioneve të kanabisit.
Në kuadër të hetimeve u sekuestruan edhe drogë të tjera.