TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka ditë që PD e drejtuar nga Sali Berisha nuk e akuzon Erion Veliajn si pronarin e vërtetë të inceneratorit të Tiranës dhe duke i bërë thirrje SPAK-ut që ta arrestojë. Sot Veliaj është përgjigjur me sarkazëm, duke thene se Berisha e ka reduktuar PD-në në një rrugicë, si Romeo dhe Zhulieta, duke iu referuar protestave të përnatshme që selia blu bën te rruga "Mustafa Matohiti", poshtë dritares së banesës së Berishës, që ndodhet prej mëse dy javësh në arrest shtëpie.
Duke komentuar masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion nga SPAK, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Demokratike është reduktuar në një parti që nuk i gjendet më as vula.
Sipas tij, në këtë situatë, përgjegjësia e Partisë Socialiste kundrejt qytetarëve rritet edhe më shumë, ndaj është e udhës që këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të dalin në terren për të shpjeguar projektet. Në një takim me ta, Veliaj tha se fjalimet e Berishës nga dritarja e shtëpisë ngjasojnë si ato të Romeos me Zhuljetën.
“Ata që janë reduktuar si ‘Romeo dhe Zhuljeta’ te një rrugicë e Tiranës, që janë rrahur në oborrin e partisë së tyre, që u ka humbur e s’u gjendet vula, nuk ftillojnë dot familjen e tyre politike, e jo më të mendojnë për Shqipërinë.