AKTUALITET, 6 Shkurt 2024, 22:30

“Dinarët e Serbisë futen me tonelata”, Dritan Goxhaj: Përdoren për të financuar strukturat paralele të Serbisë në Kosovë

“Dinarët e Serbisë futen me tonelata”, Dritan Goxhaj:

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se dinarët e Serbisë të cilët po futen me tonelata në Kosovë përdoren për të financuar strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se ndalimi i dinarit mund të japë një zgjidhje për ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës, por nuk do e ndalonte financimin e grupeve serbe.

“Futja e parave me kilogram, ndodh vetëm në vendet që kontrollohen nga kartelet e drogës. Ata i masin paratë me kilogram dhe jo me sasi. Thuajse pjesa më e madhe e parave duket se për çfarë përdoren në Kosovë. Ato përdoren për të financuar “shtetin paralel” që Serbia ka ngritur në Kosovë. Unë jam dakord që Kosova duhet të ushtrojë sovranitetin e saj të plotë.

Kosova këtë duhet ta kishte bërë shumë më para. Mua më shqetëson fakti që këta po tentojnë të bëjnë këtë punë, nëse serbët i konvertojnë paratë në euro dhe e bëjnë këtë transaksion nga banka dhe i paguajnë njësoj këta serb, a do të vazhdojnë të ekzistojnë këto struktura paralele? Kjo është shqetësuese”,-tha Goxhaj.