AKTUALITET, 13 Korrik 2024, 11:57

Ministria e Mbrojtjes: Nga 9 vatra zjarri, 7 janë shuar dhe 2 janë aktive

Ministria e Mbrojtjes: Nga 9 vatra zjarri, 7 janë shuar dhe 2 janë

Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim të ri në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2.

Mësohet se aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.

"Ju lutemi banorëve të bëjnë kujdes! Ligji parashikon dënim të rëndë për të gjithë ata që ndezin zjarre dhe do të zbatohet për çdokënd, pa dallim!" thuhet në njoftim.