TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila zgjati vetëm 8 minuta dhe ndër të tjera u votua edhe projektligji për zonat e mbrojtura.
Tabaku tha se ku ligj do t’i shërbeje pakicës dhe në zonat e mbrojtura tanimë do të ndërtohen ambiente akomoduese.
Sipas saj, me këtë ligj është shkelur legjislacioni i BE dhe angazhimi i Konventave për mbrojtjen e natyrës.
Tabaku: Sot fatkeqësisht parlament votoi një tjetër ligj që i shërben pakicës, ligjin për zonat e mbrojtura.
Zonat e mbrojtura tanimë do të jepen për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve.
Me këtë ligj, qeveria tregoi se nuk ka asnjë limit. Shkelën legjislacionin e BE, dhe angazhimin e Konventave për mbrojtjen e natyrës.
Janë 14 vendime për investimet strategjike në zonat e mbrojtura.
Këto janë akte dhe shërbime që i shërbejnë qeverisë dhe një grupi njerëzish.