AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 09:55

Qytetarë dhe shoqëria civile protestë jashtë Kuvendit: Mos votoni projektligjin masakrues për zonat e mbrojtura

Qytetarë dhe shoqëria civile protestë jashtë Kuvendit: Mos

Ndërsa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura.

Me banderolë në duar me mbishkrimin “mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet.