AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 10:39

PDIU bashkoi votat me PS-në për marrëveshjen Rama-Meloni, Mesila Doda: Bëhet fjalë për një shtet mik, duhej të mbështetej nga të gjithë

PDIU bashkoi votat me PS-në për marrëveshjen Rama-Meloni, Mesila

PDIU bashkoi votat me PS-në duke i dhënë dritën jeshile marrëveshjes për refugjatët të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Mesila Doda u shpreh se të gjithë duhet ta mbështesnin këtë marrëveshje pasi Italia është një shtet mik që na është gjendur pranë në momente të vështira.

“Ka patur një votim pro marrëveshjes. Është një vendim i GJK që i hap rrugën. Bëhet fjalë për një shtet mik që i është gjetur pranë Shqipërisë në momente të vështirë. Ne duhet të jemi përkrah tyre. Mos harrojmë se nuk bëhet fjalë të mbështesim individë, si Fredi Beleri, por një vend që mbështet një vend mik. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë që do të duhej të mbështetej nga të gjithë”, tha Mesila Doda.