AKTUALITET, 31 Tetor 2022, 16:38

I shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë (Emri)

I shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik droge është arrestuar nga policia e Vlorës.

Në pranga është vendosur shtetasi Ardian Braka, i cili është dënuar me tre vite e shtatë muaj burg nga Gjykata e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Ardian Braka, 52 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.